Arsenali fiton thellë ndaj Tottenhamit

Arsenali fiton thellë ndaj Tottenhamit

Sport November 23, 2025 - 19:34

Arsenali ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Tottenhamit, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultat 4-1.

Golat për Topçinjtë i shënuan Trossard (36’) dhe Eze duke realizuar hat-trick, kurse për Spurs realizoi Richarlison (55’).

Pas kësaj fitore, Arsenali vazhdon lidershipin me 29 pikë, kurse Tottenhami mbetet i nënti me 18 sosh. /Zëri