Arsenali po fiton 2-0 ndaj Tottenhamit, pas pjesës së parë

Arsenali po fiton 2-0 ndaj Tottenhamit, pas pjesës së parë

Sport November 23, 2025 - 18:34

Arsenali po fiton pas pjesës së parë në Derbin e Londrës Veriore ndaj Tottenhamit.

“Gunners” po fitojnë 2-0 ndaj Tottenhamit në “Emirates”.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Leandro Trossard në minutën e 36-të të takimit, pas një asistimi nga Mikel Merino.

Golin e dytë, Arsenali e gjeti pas pesë minutave, kur Eberechi Eze shënoi për 2-0.

Momentalisht, me këtë rezultat, Arsenali shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e parë, teksa Tottenhami mbetet i nënti me 18 pikë.