E ngatërroi vëllain e Diogo Jotas me Andre Silvan e Elches, Reali kërkon falje për huqjen e fotos

E ngatërroi vëllain e Diogo Jotas me Andre Silvan e Elches, Reali kërkon falje për huqjen e fotos

Sport November 23, 2025 - 14:20

Real Madrid ka bërë një gabim gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve të Pjesëmarrësve, kur ndau një homazh për ata që humbën jetën këtë vit.

Klubi synoi të nderonte Diogo Jotan e Liverpoolit dhe vëllanë e tij André Silva, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik automobilistik më 3 korrik.

Megjithatë, gabimisht, fotografia që u shfaq ishte ajo e futbollistit të Elche, i cili është kundërshtari i Real Madrid në ndeshjen e sontme.

Pasi u bë i qartë gabimi, Real Madrid lëshoi një kërkim falje publik përmes rrjetit social ‘X’.

“Real Madrid CF kërkon falje për Elche CF dhe lojtarin e tij André da Silva për përfshirjen gabimisht të imazhit të tij në videon e homazhit institucional, në vend të atij të André Silva, vëllait të Diogo Jota. Ne shprehim keqardhje për këtë ngjarje”, thuhej në postimin e klubit.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, e pranoi publikisht gabimin gjatë Asamblesë dhe ripërsëriti kërkesën për falje.

Diogo Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij André (25 vjeç) humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi në kilometrin 65 të autostradës A-52, drejt Benavente, pranë zonës së Zamora-s, në rajonin e Sanabria.