Laurinë Gashi kalon në finale, mposht kroaten

Laurinë Gashi kalon në finale, mposht kroaten

Sport November 23, 2025 - 13:57

E jashtëzakonshmja, Laurinë Gashi ka prekur finalen!

Xhudistja kosovare, shkëlqeu në garën e madhe të “Podgorica Junior European Cup 2025”.

Gashi mposhti me Ippon kroaten Valentina Zivkovic, duke treguar teknikë dhe vendosmëri të lartë në tatami.

Në finale, Laurinë do të përballet me Libi Becker nga Izraeli.