Ankohen tifozët e Feronikelit ’74: Na larguan nga stadiumi pasi kërkuam pagat për lojtarët

Ankohen tifozët e Feronikelit ’74: Na larguan nga stadiumi pasi kërkuam pagat për lojtarët

Sport November 22, 2025 - 14:17

Në ndeshjen Feronikeli ’74 – Vëllaznimi në Ligën e Parë të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.

Tifozët e Feronikelit ’74 kanë bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale, duke thënë se janë përzënë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” pasi u ankuan në të mirë të lojtarëve.

Ata thonë se u larguan me zor shkaku se kërkuan pagat për lojtarët, të cilat sipas tyre lojtarët nuk i marrin që tre muaj.

“U larguam me zor nga shkallët e stadiumit nga ata që s’duhet të na ndalin kurrë.

Në 15 minutat e para u ngritëm në këmbë për lojtarët tanë, që prej tre muajsh po luftojnë pa u paguar. Kur hymë në stadium dhe po e vendosnim transparencën tonë, Policia e Kosovës bashkë me delegatët vendosën të na nxjerrin jashtë, duke u fshehur pas justifikimit të mjeteve piroteknike.

Ne nuk frikësohemi. Ne nuk ndalemi. Ne jemi zëri i këtij klubi.

Forca Nikli – luftojmë bashkë, në tribuna e në fushë!”, shkruajnë tifozët e Niklit.