Arne Slot konfirmon dy mungesa të rëndësishme për nesër ndaj Nottinghamit

Arne Slot konfirmon dy mungesa të rëndësishme për nesër ndaj Nottinghamit

Sport November 21, 2025 - 11:42

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka njoftuar se Florian Wirtz dhe Conor Bradley nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forestit dhe ndoshta për disa të tjera, kurse lajmi pozitiv është rikthimi i Alisson Beckerit.

Media angleze po raporton lajme shqetësuese për Liverpoolin. Trajneri holandez i ekipit anglez, Arne Slot, nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te dy lojtarë kyçë, Florian Wirtz dhe Conor Bradley, për ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forest dhe ndoshta për disa të tjera. Të dy, siç e ka konfirmuar vetë trajneri, janë të lënduar.

Lista e lëndimeve të Liverpoolit kishte filluar të zvogëlohej me rikthimin e portierit Alisson Becker, por pushimi ndërkombëtar këtë nëntor ka dhënë një goditje të rëndë përpara një serie intensive ndeshjesh në të gjitha garat. Si Wirtz ashtu edhe Bradley pësuan lëndime muskulore ndërsa ishin në detyrë ndërkombëtare me Gjermaninë dhe Anglinë, përkatësisht.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes të premten, Sloti u tha gazetarëve: “Kemi disa probleme pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Conor Bradley nuk mund të luajë, dhe as Florian Wirtz. Kjo është larg nga ideale. Të dy kanë probleme muskulore. Nuk pres që Conor të kthehet brenda 22 ditëve të ardhshme, përveç nëse ndodh një mrekulli, të cilën nuk e pres. Lidhur me Wirtzin, ai deklaroi se “mungesa e tij nuk duhet të jetë shumë e gjatë”. /Zëri