Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka vërshëllehet në “Fadil Vokrri”
Sport
November 18, 2025 - 21:19
Zvicra dhe Kosova janë duke luajtur aktulisht në "Fadil Vokrri" në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror.
Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka po vërshkëllehet nga tifozët dardanë për çdo prekje të topit.
Kjo, pasi Xhaka ditë më parë kishte deklaruar për dy lojtarët e Kosovës, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu,
Xhaka kishte përmendur se dy lojtarët nuk janë të gatshëm për t’u aktivizuar ndaj Zvicrës dhe kishte përdorur shembullin e Ardon Jashaarit, duke thënë se ai ka një përvojë më të madhe dhe ka luajtur më shumë ndeshje.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga tifozët dardan dhe kjo ka bërë që sonte çdo prekje e Xhakës të vëshkallehet.
Rezultati aktual është 0-0. /Zëri