Juventusi shkruan sërish për Zhegrovën: Vendi i play-off-it i siguruar

Juventusi shkruan sërish për Zhegrovën: Vendi i play-off-it i siguruar

Sport November 18, 2025 - 18:18

Klubi i Edon Zhegrovës, Juventusi ka publikuar një postim për sulmuesin dardan pak para ndeshjes ndaj Zvicrës.

Zonja e Vjetër përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se vendi i play-off-it është siguruar duke i dhënë përkrahje yllit të tyre.

“Vendi i Playoff u sigurua, por edhe një ndeshje ka mbetur! Edon Zhegrova dhe skuadra ende presin Zvicrën në finalen e Grupit B!”, thuhej në postimin e “Zonjës së Vjetër”.

Ndryshe, ndeshja Kosovë – Zvicër do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në orën 20:45. /Zëri