Foda: Duhet të festojmë vetëm nëse i fitojmë ndeshjet e Play-Off-it
Foto: Laura Hasani

Foda: Duhet të festojmë vetëm nëse i fitojmë ndeshjet e Play-Off-it

Sport November 17, 2025 - 14:01

Franco Foda ka thënë se Kosova nuk do të ndryshojë sistemin e lojës as ndaj Zvicrës.

Përzgjedhësi i Dardanëve është deklaruar se mund të ketë edhe ndonjë ndryshim, por që nuk ka zbuluar më shumë detaje.

"Sigurisht që edhe me Zvicrën do të mbajmë sistemin tonë të lojës. Do të kemi lojë aktive dhe me presion, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë ndryshim. Gjithsesi do të shohim deri nesër kemi kohë", tha Foda.

Më tej trajneri gjerman ka thënë se euforia në Kosovë është e lartë, por duhet të festojmë vetëm pasi t'i fitojmë ndeshjet në Play-Off.

“Jemi para publikut tonë, euforia është e lartë, ndeshjet e Play-off duhet t’i fitojmë dhe të tregojmë cilësinë tonë, nëse fitojmë ndeshjet në play-off, atëherë duhet të festojmë”, tha Foda.

Kosova dhe Zvicra takohen të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.