Casemiro: Nuk më shqetëson forma e Realit, por e Man Unitedit

Casemiro: Nuk më shqetëson forma e Realit, por e Man Unitedit

Sport November 16, 2025 - 19:14

Ish mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka bërë të qartë se nuk po i kushton shumë vëmendje formës së luhatshme të ish-klubit të tij, pavarësisht rezultateve të dobëta para pauzës së nëntorit 2025.

Casemiro ka një lidhje të fortë me Real Madridin, me të cilët fitoi shumë trofe, por ka deklaruar se preferon të merret vetëm me Manchester Unitedin.

Pas golit të shënuar për Brazilin në fitoren 2-0 ndaj Senegalit, ai u ndal te situata e Los Blancos, duke deklaruar: “Nuk e shoh. Kam shumë gjëra për t’u shqetësuar te Manchester United, sesa të merrem me Real Madridin”.

“Të gjithë e dinë sa shumë e dua klubin dhe qytetin, por nuk jam i shqetësuar për Madridin, jam shumë më i shqetësuar për United”.

Real Madridi nuk arriti të fitonte në dy ndeshjet e fundit para ndërprerjes, por megjithatë mbetet në krye të La Ligas me katër pikë më shumë se Barcelona në garën për titullin.

Ndërkohë, Unitedi është këndellur këto xhirot e fundit dhe po synon rezultat pozitiv.