Nuk rrezikon Sylvinho, Mitajn e Shehun i lë në tribunë ndaj Anglisë
Ashtu siç pritej, përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho i ka lënë në tribunë dyshen Mario Mitaj e Julian Shehu për përballjen me Anglinë.
Të dy lojtarët kanë nga një karton të verdhë kësisoj në rast që do të merrnin një tjetër ndaj Anglisë, atëherë do të mungonin në play-offin e Kampionatit Botëror 2026.
Tekniku brazilian nuk ka dashur të rrezikojë duke ditur rëndësinë që kanë dyshja në formacionin bazë, kësisoj i ka lënë në tribuna.
Lista e plot e Shqipërisë për përballjen me Anglinë:
Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
Mbrojtësit: Ivan Balliu, Klisman Cake, Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Naser Aliji, Ardian Ismajli
Mesfushorët: Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Ylber Berisha, Medon Berisha
Sulmuesit: Rey Manaj, Jasir Asani, Mryto Uzuni, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Armando Broja.
Përndryshe, në bazë të raportimeve të fundit, Sylvinho pritet të bëjë një ndryshim në skemë ndaj Anglisë, ku Broja do të luajë në pozitën e tij si numër nëntë, dhe jo anësor krahu që ka luajtur kohëve të fundit te “Kuq e Zinjtë”.
Pranë Brojës, pritet të jenë dyshja Arbër Hoxha dhe Mryto Uzuni./Telegrafi