Pas triumfit historik, Kurti: Kosovë, me ty gjithmonë

Pas triumfit historik, Kurti: Kosovë, me ty gjithmonë

Sport November 15, 2025 - 22:42

Kosova ka arritur të sigurojë “play-off”-in për herë të parë në një Kampionatin Botëror, pas fitores ndaj Sllovenisë.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Stozice” përfundoi me rezultat 2-0.

Pas fitores, ka reaguar kryeministri në detyrë, Albin Kurti ku u shpreh se sonte bëmë histori.

“Ia nisëm këtë fushatë të kualifikimeve me besim. Në fazën tjetër hyjmë me vetëbesim. Sonte bëmë histori, e ëndrrën vazhdojmë ta ndjekim. Faleminderit për emocionet dhe gëzimin, Kosovë. Me ty, gjithmonë!”, ka shkruar Kurti. /Zëri