Historike: Kosova siguron për herë të parë “play-off”-in në një Kampionat Botëror
Sport
November 15, 2025 - 22:35
Kosova ka arritur të sigurojë “play-off”-in për herë të parë në një Kampionatin Botëror, pas fitores ndaj Sllovenisë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Stozice” përfundoi me rezultat 2-0.
Golin e parë arriti ta shënojë Fisnik Asllani me të filluar takimi (6’), kurse goli i dytë erdhi nga Karnicnik duke shënuar autogol në minutën e 64-të.
Kësisoj, Dardanët me këtë fitore grumbullojnë dhjetë pikë nga vendi i dytë duke siguruar “play-off”-in në Kupën e Botës 2026.
Ndërsa, ndeshjen e fundit Kosova do ta zhvillojë ndaj Zvicrës të martën mbrëma në Prishtinë në orën 20:45. /Zëri