FC Prishtina 01 merr fitoren e radhës, mposht KEK-un si mysafir
Sport
November 15, 2025 - 22:00
Në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës, FC Prishtina 01 ka arritur të shënojë fitore ndaj KEK-ut si mysafir me rezultat 6-4, njofton klubi, transmeton "Zëri".
Një pjesë e parë e fortë dhe e luftuar, u mbyll me rezultat të barabartë 4-4.
Por në pjesën e dytë, skuadra bardhekaltër mori lojën në kontrollë dhe arriti fitoren e radhës.
Arif Limani shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa nga një gol shtuan Ermir Kryeziu, Ramadan Alaj, Melos Kelmendi dhe Halim Selmanaj.
Pas javës së tetë, FC Prishtina 01 ka grumbulluar 21 pikë. /Zëri