Spanja dhe Turqia regjistrojnë fitoret e radhës, “La Roja” një pikë larg Kupës së Botës

Spanja dhe Turqia regjistrojnë fitoret e radhës, “La Roja” një pikë larg Kupës së Botës

Sport November 15, 2025 - 20:04

Spanja dhe Turqia kanë shënuar fitoret e radhës në kualifikueset e Kupës së Botës, ndaj Gjeorgjisë respektivisht Bullgarisë.

Kampioni i Evropës mund të themi se është në Kupën e Botës pas fitores 0-4, pasi mënyra e vetme që Turqia të avancojë para tyre është nëse regjistron fitore në mbi 14 gola.

Spanja e ‘shpartalloi’ Gjeorgjinë, sfidë që e dominoi nga fillimi. Oyarzabal zhbllokoi epërsinë pas vetëm 11 minutave lojë.

Ndërsa, ishte Martin Zubimendi që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Ruiz (22’).

Spanja vazhdoi me stilin agresiv, kurse ishte Ferran Torres që u përkujdes për golin e tretë pas asistimit Oyarzabal (34’).

Dyshja bashkëpunuan pastaj prapë për ta vulosur fitoren, veçse këtë herë Oyarzabal realizoi dhe Torres asistoi (63’).

Spanja pas pesë xhirove ka 15 pikë derisa Gjeorgjia renditet e treta me tre pikë.

Në anën tjetër, Turqia triumfojë me rezultat komod 2-0 ndaj Bullgarisë, sfidë që çuditërisht doli e barabartë.

Hakan Çalhanoglu kaloi Turqinë në epërsi duke shënuar nga pika e bardhë (18’).

Kurse, autogoli i Chernev e mbylli çështjen e fituesit, me këtë të fundit që tentoi ta largonte goditjen e Calhanoglut (84’).

Turqia kësisoj duhet ta fitojë sfidën e radhës ndaj Spanjës me mbi 14 gola për t’u kualifikuar tutje.