Moment krenarie – prindërit e Manajt në Mitrovicë pozojnë me muralin e djalit të tyre
Sport
November 15, 2025 - 18:21
Prindërit e Rey Manajt kanë qenë sot në Mitrovicë, përcjell Klankosovat.tv.
Ata kanë pozuar para muralit të djalit të tyre, Rey Manajt, i bërë nga fansat mitrovicas, Torcidat.
Në mural paraqitet Manaj duke festuar me shqiponjën dykrenare pas golit të tij legjendar në Serbi.
Sulmuesi, që kishte humbur penaltinë në ndeshjen e parë ndaj Serbisë në kualifikimet për Kupën e Botës, u “shëlbye” kur ia solli fitoren kombëtares shqiptare atje, duke ia siguruar eventualisht edhe Playoff-in për këtë garë.
