Tifozët rumunë këndojnë “Kosova është Serbi”

Tifozët rumunë këndojnë “Kosova është Serbi”

Sport November 15, 2025 - 17:57

Mbrëmjen e sontme, me fillim nga ora 20:45, Rumania do të luajë si mysafire e Bosnjës dhe Hercegovinës në qytetin Zenica, në stadiumin “Bilino Polje”.

Ndërkohë, tifozët rumunë, në një numër jo edhe të paktë, kanë udhëtuar drejt Bosnjës, për të përkrahur kombëtaren rumune.

Gjatë rrugës, ata ishin ndalur në Kishën Shën Sava, duke kënduar njëzëri “Kosova është Serbi”.

Kjo nuk është hera e parë që rumunët ‘nxjerrin’ nga goja ëndrrat e serbëve, pasi të njëjtën e kishin bërë edhe në dy ndeshjet që Kosova i kishte zhvilluar në Bukuresht.

Në shtator të vitit 2023, në kualifikimet për Evropianin e 2024-s, rumunët po ashtu kishin kënduar se “Kosova është Serbi”, duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta.

Skenari i njëjtë ishte edhe në vitin 2024, kur në nëntor, lojtarët e Kosovës e lanë fushën e lojës, pasi rumunët filluan të këndojnë kundër Kosovës.