Juventusi i uron fat Zhegrovës për përballjen e sontme ndaj Sllovenisë
Sport
November 15, 2025 - 17:05
Klubi futbollistik, Juventusi i ka uruar Edon Zhegrovës për përballjen e sontme ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror.
Dardanët luajnë sonte ndaj Sllovenisë në “Stadion Stozice”, me fillim nga ora 20:45.
Kjo përballje është një ndeshje e madhe për Kosovën, pasi edhe me barazim, “Dardanët” e sigurojnë një vend në play-offin e Botërorit 2026.
Para kësaj ndeshje, “Zonja e Vjetër” ka uruar Zhegrovën, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Paq fat, Edon! Futbollisti ynë do të përfaqësojë Kosovën, e cila luan ndaj Sllovenisë në kualifikimet e Botërorit”, shkruan Juventusi. /Zëri