Ndeshja Slloveni - Kosovë u besohet gjyqtarëve francezë

Ndeshja Slloveni - Kosovë u besohet gjyqtarëve francezë

Sport November 14, 2025 - 12:10

Emrat e gjyqtarëve për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë janë bërë tashmë zyrtarë.

Takimi pritet të zhvillohet të shtunën mbrëma.

Dardanët do të luajnë në udhëtim te sllovenët në kuadër të Grupit B, në “Stozice Stadium”, me fillim nga ora 20:25.

Kjo ndeshje ka rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi një rezultat pozitiv siguron të paktën vendin e dytë, që dërgon në “play-off”, ndërsa një fitore e Sllovenisë mban gjallë shpresat për të rrëmbyer vetë pozitën e dytë.

Për shkak të rëndësisë së madhe të ndeshjes, UEFA i ka besuar drejtimin e saj një gjyqtari me përvojë të madhe, i cili ka arbitruar finale të rëndësishme si ajo e Ligës së Kampionëve 2022 dhe Ligës së Evropës 2021.

Gjyqtari kryesor do të jetë francezi Clement Turpin, ndërsa asistentë të tij do të jenë Nicolas Danos dhe Benjamin Pages. Stéphanie Frappart do të jetë gjyqtari e katërt, ndërsa në VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.