Dinamo shpërblen Arbër Hoxhën me kontratë të re

Dinamo shpërblen Arbër Hoxhën me kontratë të re

Sport November 13, 2025 - 19:22

Arbër Hoxha ka zgjatur kontratën me Dinamon e Zagrebit deri në verën e vitit 2029, si shpërblim për formën e shkëlqyer në fillim të sezonit.

Anësori 27-vjeçar do të përfitojë rreth 500 mijë euro në vit, ndërsa rinovimi pritet të zyrtarizohet së shpejti nga klubi.

Hoxha, që iu bashkua Dinamos në janar 2024 nga Slaven Belupo për një milion euro, ka zhvilluar 79 ndeshje me tetë gola e nëntë asistime. Vetëm këtë sezon ai ka luajtur 16 ndeshje, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 3 asistime, përfshirë edhe golat vendimtarë kundër Hajdukut dhe Rijekës.

Ai luajti gjithashtu për Lokomotivën, Ballkanin, Prishtinën, Istogun dhe Besën e Pejës.