FC Prishtina 01 pritet nga Kurti, uron sukseset në arenën vendore dhe ndërkombëtare

FC Prishtina 01 pritet nga Kurti, uron sukseset në arenën vendore dhe ndërkombëtare

Sport November 13, 2025 - 17:28

Sot, FC Prishtina 01 pati nderin të pritet nga Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili uroi për sukseset e jashtëzakonshme, si në arenën vendore, ashtu edhe ndërkombëtare, njofton klubi, transmeton “Zëri”.

Image

Ai vlerësoi arritjen madhore, duke qenë në mesin e 16 ekipeve më të mira të Evropës në futsall, dhe i motivoi për të vazhduar të përfaqësojmë Kosovën me krenari.

Image

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Presidenti i klubit, Bledion Bryma, drejtori sportiv, Oso Gjinovci, trajneri Haki Ahmeti me stafin e tij, si dhe lojtarët – faktorët kryesorë për sukseset e arritura dhe zhvillimin e jashtëzakonshëm të ekipit.

Image

FC Prishtina 01 e falënderoi Kryeministrin për përkrahjen e vazhdueshme, për besimin dhe motivimin që i jep skuadrës, duke i inkurajuar të synojnë rezultate edhe më të larta në sfidat e ardhshme, si në nivel vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. /Zëri