Dardanët, gati për “finalen” e së shtunës

Dardanët, gati për “finalen” e së shtunës

Sport November 13, 2025 - 16:32

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon me intensitet maksimal përgatitjet në prag të “finales” së të shtunës në Lubjanë.

Siç bën të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer.

“Fokusi i përzgjedhësit Franco Foda edhe në seancën e sotme ishte në aspektet taktike. Lajm i mirë është se të gjithë lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe gati për ndeshje!”, thuhet në njoftim të FFK-së.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve do të jenë vendimtare, nëse Kosova do të kualifikohet apo jo në Kampionatin Botëror që do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.