Xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës, në fundjavë
Sport
November 07, 2025 - 09:35
Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e 13-të, ku në program janë katër ndeshje për t’u zhvilluar.
Dy ndeshje do të zhvillohen në ditën e shtunë dhe dy të tjera në atë të diel, ndërsa derbi i kësaj xhiroje, Drita – Prishtina, e cila ishte e planifikuar për t’u luajtur të hënën, është shtyrë për shkak të ekipit vendas në pjesëmarrjen në garat evropiane.
Të shtunën Ballkani i shkon Drenicës, kurse Llapi e pret Prishtinën e Re.
Ndërsa, të dielën zhvillohen ndeshjet Ferizaj – Dukagjini dhe Malisheva – Gjilani.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Zëri