Liverpooli fiton ndaj Real Madridit në “Anfield”
Sport
November 04, 2025 - 22:57
Liverpooli ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Real Madridit në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Anfield” përfundoi me rezultat 1-0.
Golin e fitores arriti ta shënojë Mac Allister në minutën e 61-të.
Me këtë fitore, Liverpooli renditet i gjashti me nëntë pike pike, aq sa ka edhe Reali në një pozitë më lartë (5). /Zëri
Rezultatet e ndeshjeve tjera:
Atletico Madrid 2-1 Union Gilloise.
Bodo/Glimt 0-1 Monaco.
Juventus 1-1 Sporting.
Olympiacos 1-1 PSV Eindhoven.
PSG 1-2 Bayern Munich.
Tottenham 4-0 Copenhagen.