David Beckham nderohet me titullin “Sir”
Sport
November 04, 2025 - 17:39
Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, është nderuar me titullin “Sir” gjatë një ceremonie në Kështjellën Ëindsor.
Ai u nderua për kontributin e tij në sport dhe bamirësi.
Beckham, i veshur me një kostum të bërë nga bashkëshortja e tij, Victoria, u shpreh se ky është “momenti më krenar” i jetës së tij.
Ai falënderoi Mbretin Charles për frymëzimin dhe theksoi rëndësinë e punës së tij humanitare.