Lajm i mirë për Kosovën, ylli i Zvicrës lëndohet dhe do të mungojë në “Fadil Vokrri”
Kombëtarja e Zvicrës duhet t’ia dalë pa shërbimet e yllit të skuadrës, Remo Freuler, në dy ndeshjet e muajit nëntor.
Gazeta e madhe zvicerane “Blick” raporton se Freuleri është lënduar në fitoren e Bolognas ndaj Parmas të dielën, kësisoj duhet të operohet në fillimin e kësaj jave.
33-vjeçari nuk ka asnjë gjasë për të qenë gati në dy ndeshjet e muajit nëntor te “Helvetikët” për Suedinë dhe Zvicrën.
Mungesa e Freulerit do të vërehet shumë në mesfushën e Zvicrës, pasi Granit Xhaka do të mbetet tani pa bashkëlojtarin e “preferuar”.
Përndryshe, skuadra e Yakinit nuk ka asnjë zëvendësues potencial, meqenëse edhe Denis Zakaria më shumë gjasa nuk do të jetë gati.
Remo Freuler hat sich das Schlüsselbein gebrochen und fällt für die WM-Quali-Spiele gegen Schweden und den Kosovo aus. Auch Ersatz Denis Zakaria steht nicht zur Verfügung. Trainer Murat Yakin muss improvisieren. https://t.co/cv7zyAjEBr
— Blick Sport (@Blick_Sport) November 3, 2025
Yakini duhet të bëjë një plan të ri për të parë se kush do të jetë në fushë pranë liderit Xhaka. Kujtojmë, lista për dy ndeshjet e nëntorit te Zvicra do të bëhet publike të mërkurën.
Është ende në pikëpyetje nëse Zvicra do ta ftojë mesfushorin Ardon Jashari, që ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i fundit. /Telegrafi