Lamine Yamal konfirmon ndarjen nga Nicki Nicole: Nuk ka pasur tradhti
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, të shtunën ka njoftuar publikisht se ai dhe këngëtarja Nicki Nicole nuk janë më çift.
18-vjeçari e konfirmoi lajmin për Javi Hoyos në emisionin “D Corazon” (sipas raportimit të Diario Sport).
Duke mohuar pretendimet që qarkulluan gjatë javës se ai kishte tradhtuar Nicole - një artiste muzikore nga Argjentina - Lamine bëri një sqarim.
“Ne nuk jemi më bashkë. Nuk ka ndodhur për shkak të ndonjë tradhtie. Thjesht jemi ndarë dhe kaq. Gjithçka që po qarkullon nuk ka të bëjë me marrëdhënien tonë".
Tifozët e Barcelonës shpresojnë që drama e tij personale të mos ndikojë në performancat e Lamine në fushë.
Anësori është kritikuar për disa nga paraqitjet e tij të fundit, veçanërisht për ndeshjen kundër Real Madridit fundjavën e kaluar.
Kjo ndodh ndërkohë që Lamine po përballet me një rast kronik të pubalgjisë (dhembje në zonën e ijëve).
ë| Lamine Yamal: “We [him/Nicki] are NOT together anymore. It was not for any infidelity, we have simply parted ways and that's it. Everything that is coming out has nothing to do with us. I’ve not been unfaithful or gotten with someone else.” [@sport] #fcblive pic.twitter.com/yh9TbSXgKj
— BarçaTimes (@BarcaTimes) November 1, 2025