Orari dhe gjyqtarët në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës në futsall
Sport
October 31, 2025 - 13:47
Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e gjashtë, ku zhvillohen tri përballje, njofton Federata e Futsallit e Kosovës, transmeton “Zëri”.
Të premten FC Malisheva do ta presë FC Mabetex Prishtinën, ndërsa në të njëjtën ditë zhvillohet edhe derbi lokal mes FC Liqenit dhe FC Drenasit.
Të dielën zhvillohet përballja mes FC Kekut dhe FC Trepçës.
Përballja mes FC Prishtina 01 dhe FC Shtimja 26 është shtyrë, pasi kampioni aktual po bën gara në Ligën e Kampionëve.
FC Drenica do të pushojë në këtë javë.