Fillon shitja e biletave Kosovë - Zvicër në tregun e zi – çmimi deri në 400 euro
Foto: Laura Hasani

Fillon shitja e biletave Kosovë - Zvicër në tregun e zi – çmimi deri në 400 euro

Sport October 31, 2025 - 12:51

Federata e Futbollit e Kosovës dje ka vendosur në shitje biletat për ndeshjen më të rëndësishme për “Dardanët” ndaj Zvicrës, në kualifikimet për Kupën e Botës 2026.

Shumë shpejt janë shitur pothuajse të gjitha biletat, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm për t’i parë yjet e Kosovës dhe Zvicrës.

Por, dikush nuk e ka mendjen te futbolli – por te përfitimet. Në sajtin e njohur “Merrjep” janë vendosur tashmë biletat në shitje në tregun e zi.

Çmimet janë shumë të larta, madje dikush dëshiron me një biletë 20 euro, të përfitojë plotë 400 euro. E dikush tjetër 250 euro.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.