 
 
													Alonso thotë se gjithçka është sqaruar me Viniciusin
Trajneri i Real Madridit, Alonso, ka folur rreth situatës me Viniciusin në El Clasico.
Vini ishte frustruar nga vendimi i trajnerit për ta zëvendësuar atë me Rodrigon në fund të ndeshjes, duke vazhduar drejt dhomave të zhveshjes.
Mirëpo, më pas ai ishte kthyer në stol me ultimatumin e teknikut spanjoll.
Ditë më vonë sulmuesi brazilian kishte kërkuar falje shokëve, tifozëve, mirëpo jo edhe trajnerit për veprimin e tij.
Për këtë, ka folur për herë të parë Alonso, duke konfirmuar se gjithçka është sqaruar.
“Nuk ka rast Vini Jr, gjithçka është sqaruar”.
“Vini foli para të gjithëve ne të mërkurën dhe ka qenë fantastik”.
“Ai ka qenë shumë i ndershëm dhe i qartë. Gjithashtu, deklarata e tij ka qenë e fuqishme. Fjalët që u tha shokëve të ekipit janë gjëja më e rëndësishme”, është shprehur ai. /Zëri
ë Xabi Alonso: “There’s NO Vini Jr case, it’s all clarified”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 31, 2025
ë “Vini spoke in front of all of us on Wednesday and he’s been fantastic”.
“He’s been very honest and clear. Also his statement has been powerful. The words he said to his teammates are the most important thing”. pic.twitter.com/IvasbTjwTa
 
 
											