Prishtina 01 pëson humbje të thellë
Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka pësuar një humbje të thellë në ndeshjen e parë të Grupit 4 të “Main Round” në Futsal Champions League, duke u mposhtur 19:1 nga Sportingu i Lisbonës.
Ndeshja është zhvilluar të mërkurën mbrëma në Makarska të Kroacisë, që është nikoqire e këtij grupi.
Prishtina 01 e ka nisur ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në epërsi në minutën e parë me golin e Drilon Maxharrajt, por më pas gjithçka ka shkuar në anën e portugezëve.
Sportingu e ka dominuar ndeshjen, duke shënuar dhjetë gola në pjesën e parë dhe nëntë të tjerë në pjesën e dytë.
Në Grupin 4, përveç Prishtinës 01 dhe Sportingut, bëjnë pjesë edhe Kairat Almaty nga Kazakistani dhe Novo Vrijeme nga Kroacia.
Skuadra prishtinase do ta luajë ndeshjen e dytë të premten, kundër ekipit vendas Novo Vrijeme, ndërsa më 1 nëntor do ta mbyllë fazën grupore kundër Kairat Almatyt.
Tri skuadrat e para të grupit do të avancojnë në fazën tjetër të garës, “Elite Round”