Llapi fiton derbin ndaj Prishtinës, Drita mposhtet nga Drenica dhe Ferizaj triumfon
Sport
October 29, 2025 - 15:05
Kanë përfunduar tri ndeshjet e Albi Mall Superligës në kuadër të xhiros së 11-të në program.
Llapi ka arritur të fitojë derbin ndaj Prishtinës me rezultat 2-1 në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Me këtë fitore, Llapi është i pesti me 16 pikë, kurse Prishtina lidere me 25 sosh.
Fitore ka shënuar Ferizaj me rezultat 3-0 ndaj Prishtinës së Re. Pas kësaj fitoreje, Ferizaj është i teti me 13 pikë, kurse Prishtina e Re e fundit me shtatë sosh.
Kurse humbje ka pësuar Drita në udhëtim te Drenica.
Ndeshja, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, përfundoi me rezultat 3-1.
Me këtë humbje Drita mbetet e katërta me 17 pikë, kurse Drenica e gjashta me 14 gjithsej. /Zëri