Atalanta dhe Milani ndajnë pikët

Atalanta dhe Milani ndajnë pikët

Sport October 28, 2025 - 23:02

Atalanta dhe AC Milan ndanë pikët në një ndeshje të luftuar në “Gewiss Stadium”, që përfundoi me barazim 1-1 në javën e 9-të të Serie A . 

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë solli raste, por jo ndryshim rezultati.

Milan kaloi në epërsi herët, në minutën e 4-të, me një gol të bukur nga Samuele Ricci. Pas një topi të kthyer në hyrje të zonës, mesfushori kuqezi goditi fort dhe saktë në këndin e poshtëm të majtë, duke mposhtur portierin e Atalantës.

Atalanta reagoi pas presionit fillestar dhe shpërblehet në minutën e 35-të. Mario Pasalië gjeti me një pasim të zgjuar Ademola Lookman, i cili futet në zonë dhe me një goditje të fuqishme dërgon topin në trekëndësh për rezultatin 1–1.

Në pjesën e dytë, Atalanta pati disa tentativa me Musah dhe De Ketelaere, ndërsa Milan u afrua me Nkunku dhe Modrië, por pa arritur të gjejë golin e dytë.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me të dy skuadrat që morën nga një pikë.