Kosova pëson humbje të thellë edhe në Izmir ndaj Turqisë

Kosova pëson humbje të thellë edhe në Izmir ndaj Turqisë

Sport October 28, 2025 - 20:59

Futbollistet e Kombëtares së Kosovës pësuan një tjetër disfatë të thellë, këtë herë në Izmir, ku u mundën nga Turqia 3-0 në ndeshjen kthyese të play-offit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Skuadra e drejtuar nga Sami Sermanxhaj pësoi që në pjesën e parë, kur Melike Pekel shënoi golin e parë në minutën e 22-të.

Më pas, Kader Hançar realizoi penalltinë e saktë për rezultatin 2-0. Busum Sheker vulosi fitoren e turkeve me golin e tretë në minutën e 78-të për 3-0.

Kjo disfatë vjen pas asaj 4-0 të javës së kaluar në Prishtinë, duke bërë që Kosova të zbresë në Ligën C për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Përveç rezultateve, ndeshja në Izmir tregoi vështirësitë që po has skuadra e Kosovës në përballjet ndërkombëtare, teksa synimet për të mbajtur vendin në Ligën B nuk u realizuan.