Xhudisti Jon Kuka mposht Yuval Fuchus nga Izraeli

Xhudisti Jon Kuka mposht Yuval Fuchus nga Izraeli

Sport October 25, 2025 - 14:59

Jon Kuka në repasazh të Kupës Evropiane për Kadet në Kranjska Gora, Slloveni ka mposhtur me Ippon, Yuval Fuchus nga Izraeli.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Tutje u bë e ditur se Jon Kuka në “luftën” e dytë do të përballet me Yanis Semadi nga Franca.

Federata e Xhudos i uroi suksese Jonit në këtë garë.