Drita e çon më lart Kosovën në ranglistën e UEFA-s
Sport
October 25, 2025 - 08:21
Të enjtën mbrëmë, kampionia e Kosovës në futboll Drita, ka barazuar mbrëmë në “Fadil Vokrri” ndaj Omonia Nicosisë, 1:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të Conference League.
Ky barazim, ka ndikuar edhe në ngritjen e Kosovës në renditjen e UEFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 38-të.
Aktualisht, vendi ynë përfaqësohet vetëm me Dritën në garat e UEFA-s.
Në dy ndeshje të Conference League, kampionia ka arritur t’i marrë dy pikë.
