Trajneri gjerman trondit me deklaratën: Jadon Sancho do ta fitojë Topin e Artë

Trajneri gjerman trondit me deklaratën: Jadon Sancho do ta fitojë Topin e Artë

Sport October 24, 2025 - 21:09

Trajneri gjerman Edin Terzic është shprehur se beson fort në potencialin e Jadon Sanchos, duke deklaruar se anglezi ka gjithçka që i duhet për ta fituar një ditë Topin e Artë.

Terzic, i cili ka punuar ndër vite me emra si Declan Rice, Jude Bellingham, Erling Haaland dhe Alexander Isak, theksoi se të gjithë ata kanë cilësi për t’u shpallur lojtari më i mirë në botë.

“Të gjithë këta futbollistë janë të aftë të fitojnë Topin e Artë në të ardhmen. Edhe Jadon. Kur flasim për talent, ndoshta pesë vite më parë njerëzit thoshin të njëjtën gjë për Ousmane Dembele. Unë po flas për talent të pastër dhe potencial”.

“Mënyra si mund të arrijnë në majë ndryshon: Haaland do të arrijë atje vetëm nëse mbetet i uritur për sukses, Jadon nëse vazhdon të buzëqeshë, ndërsa Jude ka nevojë për të dyja”.

Ish trajneri i Borussias e lavdëroi veçanërisht Bellinghamin dhe Rice, duke i cilësuar si liderët e brezit të ri anglez.

“Unë e pëlqej shumë Jude. Ai dhe Declan do të jenë lojtarë kyç për futbollin anglez për 10 vitet e ardhshme. Janë liderë të vërtetë dhe Jude ka aftësinë të gjejë zgjidhje në nivelet më të larta dhe të përmirësojë të gjithë ata që e rrethojnë”.

Sancho përndryshe po synon ta rifitojë formën e dikurshme që kishte te Dortmundi, si i huazuar nga Man Utd te Aston Villa