Supergol nga Manaj, Drita në epërsi ndaj Omonias

Supergol nga Manaj, Drita në epërsi ndaj Omonias

Sport October 23, 2025 - 19:14

Drita e ka shtangur Omonian për të kaluar në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë.

Ishte Arb Manaj që shënoi me kokë për ta zhbllokuar rezultatin.

Pas një harkimi të bukur, ylli nga Mitrovica realizoi me kokë duke goditur shtyllën, e pastaj topi u kthye për t’u futur në rrjetë.

Deri më tani skuadra mysafire e ka pasur posedimin e topit, mirëpo vendasit po janë më të rrezikshëm. Drita po përfiton shpesh nga topat e humbur të qipriotëve kurse po tenton t'i ndëshkojë vazhdimisht.