
Ter Stegen kërkon largimin nga Barcelona
Sport
October 23, 2025 - 18:33
Portieri gjerman Marc-André ter Stegen pritet t’i kërkojë Barcelonës largimin në merkaton e janarit.
33-vjeçari dëshiron të rikthehet si titullar për të siguruar formën dhe vendin në Kombëtaren e Gjermanisë para Botërorit 2026.
Situata e tij është përkeqësuar pas ardhjes së portierëve Joan García dhe rinovimit të Szczësny, ndërsa riaftësimi nga lëmdimi në shpinë e ka mbajtur gjatë jashtë fushës.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona është e hapur për largimin e tij, qoftë huazim apo transferim të kompletuar.