
Zyrtare: Lionel Messi i qëndron besnik Inter Miamit, rinovon edhe për tre vite
Sulmuesi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tre vite tjera.
Pavarësisht se kishte spekulime për një rikthim në Argjentinë, Messi i ka hedhur poshtë këto spekulime duke hedhur firmën mbi kontratën e re.
Gazetari Fabrizio Romano ka konfirmuar se Messi ka nënshkruar kontratën e re, pasi marrëveshja ishte arritur javë më parë.
“Lionel Messi nënshkruan kontratën e re me Inter Miamin e vlefshme deri në dhjetorin e vitit 2028”.
“Marrëveshja në parim u arrit javën e kaluar, tani është konfirmuar pasi MLS ka aprovuar të gjitha hapat”.
“Messi qëndron edhe për tre vite tjera te Inter Miami”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Messi me këtë kontratë gjithashtu “konfirmon” se do të luajë me Argjentinën në Kupën e Botës 2026