
Real Madridit do t’i rikthehen katër yje për El Clasicon ndaj Barcelonës
Katërshja e Real Madridit, Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos thuhet se do të rikthehen nga lëndimet për El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës.
Huijsen ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të këtij muaji, ndërsa Carvajal kishte pësuar një dëmtim në pulpë muajin e kaluar në derbin kundër Atletico Madridit.
Alexander-Arnold ka qenë jashtë fushave për javë të tëra për shkak të një problemi në kofshë, dhe Ceballos mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Getafes dhe Juventusit për shkak të një problemi muskulor.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, këta katër lojtar pritet të jenë të gatshëm për El Clasicon ndaj Barcelonës më 26 tetor.
Ndërkohë, David Alaba dhe Antonio Rudiger vazhdojnë të jenë jashtë fushave.
Raul Asencio gjithashtu u lëndua gjatë fitores kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve mbrëmë, por frika për një dëmtim serioz është zhdukur.