2 Korriku pëson humbje të thellë ndaj Hibernianit në Ligës së Kampionëve për të rinj

2 Korriku pëson humbje të thellë ndaj Hibernianit në Ligës së Kampionëve për të rinj

Sport October 22, 2025 - 23:25

Skuadra e 2 Korrikut ka pësuar një humbje të rëndë në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Youth League, ku në stadiumin “Easter Road” në Edinburgh, ekipi ynë u mund me rezultatin 4-0 nga Hiberniani skocez.

Golat për vendasit u shënuan nga Rudi Molotnikov në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan Jamie McMurdo, Luke Davidson dhe Lewis Gillie.

Parlamenti i Izraelit i jep miratimin fillestar aneksimit të Bregut Perëndimor të pushtuar

Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 5 nëntor në Prishtinë, ku 2 Korriku do të kërkojë të përmirësojë paraqitjen dhe të shënojë një rezultat pozitiv.

Në edicionin e kaluar, 2 Korriku kishte kaluar dy raundet e para të UEFA Youth League, duke eliminuar Bylisin e Shqipërisë dhe skuadrën irlandeze UCD, para se të ndalej në raundin e tretë nga Dynamo Kyiv i Ukrainës.

Skuadra kosovare ishte kualifikuar në këtë fazë si kampione e Kosovës, duke përfaqësuar vendin në garat ndërkombëtare të të rinjve.