Cake: Do të hyjmë në fushë për tri pikët, ky është qëllimi ynë

Cake: Do të hyjmë në fushë për tri pikët, ky është qëllimi ynë

Sport October 22, 2025 - 19:11

Nesër, në orën 18:45, në Arenën “Todor Proeski” në Shkup, Shkëndija do të përballet me Shelbourne, skuadër nga Republika e Irlandës, në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Konferencës, njofton Telegrafi.

Pas humbjes në ndeshjen hapëse kundër Rayo Vallecanos si mysafir, kampioni i Maqedonisë së Veriut do të kërkojë pikët e para në Evropë, në një ndeshje që pritet të sjellë atmosferë të zjarrtë në tribuna.

Në konferencën për shtyp para takimit, përveç trajnerit Jeton Beqiri, foli edhe një nga futbollistët më të spikatur të skuadrës, Klisman Cake, i cili wshtw edhe natar i kombëtares sw Shqipwrisw. Cake shprehu besimin dhe motivimin e ekipit për këtë përballje të rëndësishme.

“Normal që ekipin e shoh shumë të motivuar për këtë ndeshje, është diçka që kemi bërë histori. Mezi e prisnim të jetë ndeshja e parë në shtëpinë tonë. E presim publikun të jetë në numër sa më të madh për të na mbështetur në këtë ndeshje që të bëjmë histori. Në fushë do të hymë për tre pikët, pasi ai është qëllimi jonë. Në Evropë e kemi treguar Shkëndijën e vërtetë, ti tregojmë cilësitë tona dhe ta japim maksimumin për tre pikët,” tha ai.

Shkëndija synon ta shfrytëzojë faktorin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv, që do t’i hapte rrugën drejt një vazhdimësie më të fortë në grupet evropiane. Ndeshja ndaj Shelbourne shihet si test i karakterit dhe vendosmërisë për kuqezinjtë, të cilët kërkojnë ta konfirmojnë veten në arenën ndërkombëtare.