
Harry Kane emëron tre lojtarët më të mirë kundër të cilëve ka luajtur
Aktualisht, padyshim sulmuesi më i mirë në botë, Harry Kane ka zgjedhur tre lojtarët më të mirë kundër të cilëve ka luajtur në karrierën e tij.
Pa menduar, ai tha se ishin Lionel Messi, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.
Në një deklaratë për mediumin GOAL, sulmuesi 32-vjeçar i Bayernit dhe Anglisë theksoi se Beckham është heroi i tij i fëmijërisë.
"Më të mirët kundër të cilëve kam luajtur janë Messi dhe Ronaldo", ka thënë Kane, dhe kur gazetari i GOAL këmbënguli që ai të veçonte njërin, ai thjesht nuk mundi ta bënte.
“Ata janë më të mirët e të gjitha kohërave për mua", shtoi anglezi.
"Të shikoja Beckhamin të arrinte atë që arriti, e bëri të dukej pak më reale. Nëse nuk do ta kisha këtë, mund të të dukej si një detyrë e paarritshme ose e pamundur, me kaq shumë njerëz dhe futbollistë potencialë atje, por më dha pak më shumë besim se mund të vazhdoja dhe të arrija të njëjtën gjë", përfundoi ai.