Feronikeli ’74 ndërpret bashkëpunimin me trajnerin dhe ndihmës-trajnerin

Feronikeli ’74 ndërpret bashkëpunimin me trajnerin dhe ndihmës-trajnerin

Sport October 21, 2025 - 18:40

Klubi i futbollit FC Feronikeli ’74 ka arritur një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, Granit Dervisholli, dhe ndihmës-trajnerin, Latif Bytyqi.

Marrëveshja është bërë me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë, thuhet në njoftimin e tyre.

Klubi falënderon të dy trajnerët për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës së tyre në klub.

”Klubi FC Feronikeli ’74 njofton opinionin sportiv dhe tifozët tanë se është arritur marrëveshje e dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, z. Granit Dervisholli, si dhe me ndihmës-trajnerin, z. Latif Bytyqi.
Marrëveshja është bërë me mirëkuptim të plotë dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet palëve.
Klubi falënderon z. Dervisholli dhe z. Bytyqi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në FC Feronikeli 74, duke iu uruar shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tyre profesionale.
Me respekt,
FC Feronikeli ’74”