
Tudur konfirmon skuadrën e Juventusit për ndeshjen kundër Real Madridit, merret vendimi për Edon Zhegrovën
Igor Tudor ka publikuar zyrtarisht listën prej 23 lojtarësh të Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit në kuadër të raundit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën mbrëma në "Santiago Bernabeu".
Në listën e bardhezinjve bie në sy rikthimi i Fabio Mirettit në formacionin e parë, si dhe përfshirja e yllit të Kosovësm Edon Zhegrovës, i cili mungoi në sfidën ndaj Comos për shkak të lodhjes muskulore.
Juventusi udhëton drejt Madridit në një moment të vështirë, pasi nuk ka shënuar asnjë fitore në asnjë kompeticion që nga 13 shtatori, ndërsa fundjavën e kaluar pësoi humbjen e parë të sezonit — 2-0 në transfertë kundër Comos.
Kjo ka shtuar presionin mbi Tudorin, i cili kërkon një reagim të menjëhershëm përballë një prej rivalëve më të fortë në Evropë.
Skuadra e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit
Portierë: Di Gregorio, Perin, Pinsoglio, Fuscaldo.
Mbrojtës: Gatti, Kelly, Kalulu, Rugani, J. Mario, Cambiaso.
Mesfushorë: Locatelli, Koopmeiners, Adzic, Kostic, Thuram, Miretti, McKennie.
Sulmues: Conceição, Vlahovië, Yildiz, Zhegrova, Openda, David.