MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet

MKRS: Punimet në stadiumin e Gjilanit po zhvillohen me intensitet

Sport October 20, 2025 - 11:25

Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit ka bërë të ditur se me intensitet po zhvillohen punimet në stadiumin e Gjilanit.

Kjo ministri këtë e ka quajtur si një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën sportive në Anamoravë.

“Stadiumi i ri do të ketë kapacitet prej 8.750 ulësesh dhe do të ofrojë kushte të dinjitetshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, si dhe për t’i ndjekur ndeshjet”, ka bërë të ditur MKRS-ja.

Për këtë projekt, thotë MKRS-ja, janë ndarë 12.8 milionë euro, ndërsa punimet pritet të zgjasin dy vjet.