Messi drejt rinovimit me Inter Miamin, marrëveshja afër finalizimit

Messi drejt rinovimit me Inter Miamin, marrëveshja afër finalizimit

Sport October 20, 2025 - 09:41

Lionel Messi pritet të vazhdojë aventurën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, as-i argjentinas është në bisedime të avancuara për të nënshkruar një kontratë të re me Inter Miamin.

38-vjeçari përfundoi sezonin e rregullt të MLS me statistika mbresëlënëse — 45 gola dhe asiste në vetëm 28 ndeshje — duke udhëhequr skuadrën e David Beckhamit drejt një prej edicioneve më të suksesshme në historinë e klubit.

Kontrata aktuale e Messit skadon në fund të vitit, por raportimet nga Shtetet e Bashkuara bëjnë të ditur se palët janë duke përmbyllur detajet e fundit dhe nënshkrimi i marrëveshjes së re pritet të ndodhë shumë shpejt.

Megjithatë, kapiteni i Argjentinës nuk do të ketë më pranë dy nga bashkëlojtarët e tij të dikurshëm te Barcelona, pasi Sergio Busquets dhe Jordi Alba kanë njoftuar tërheqjen nga futbolli aktiv më herët gjatë sezonit.

Me rinovimin e tij, Inter Miami synon të ndërtojë një projekt edhe më ambicioz rreth kampionit të botës, duke e bërë Messin figurën qendrore të klubit në vitet e ardhshme.