
Boks: Albon Pervizaj pëson humbje nga Luis Marin Garcia
Sport
October 19, 2025 - 12:04
Boksieri Albon Pervizaj është mposhtur nga Jose Luis Marin Garcia në meçin e kategorisë së rëndë, i zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” në Hamburg.
Boksieri prizrenas, i lindur në Gjermani, konsiderohej favorit për të fituar ndaj 39-vjeçarit nga Venezuela, por nuk arriti t’i bënte ballë atij. Në raundin e dhjetë, Pervizaj pësoi një nokaut klasik, duke e pasur të pamundur të rikthehej në duel.
Alboni e dominoi kundërshtarin vetëm në raundin e parë, ndërsa më pas u vu re mungesa e përgatitjes fizike, gjë që Garcia e shfrytëzoi me përvojë për të arritur një fitore të merituar.
Kjo ishte humbja e dytë në karrierën profesionale të Pervizajt, i cili aktualisht ka bilanc prej 19 fitoreve, dy humbjeve dhe asnjë barazimi./rtsh