
Chelsea fiton në udhëtim te Nottingham Forest
Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Nottingham Forest në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Premier.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por me disa raste të shpërdoruara nga të dyja ekipet.
Nottingham pati disa mundësi të mira, përfshirë një goditje të Morgan Gibbs-Ëhite që kaloi shumë pranë shtyllës, si dhe një tentativë nga Andrey Santos për Chelsea, e cila përfundoi jashtë.
Gjërat ndryshuan rrënjësisht në pjesën e dytë, ku Chelsea u shfaq shumë më kërkues dhe konkret.
Goli i parë erdhi në minutën e 49-të, kur Josh Acheampong përfitoi nga një kros perfekt nga Pedro Neto dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë nga afër për 1-0.
Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 52-të, vetë Pedro Neto dyfishoi shifrat me një goditje të bukur nga kufiri i zonës, duke gjetur cepin e djathtë të portës për 2-0.
Nottingham tentoi të reagojë me disa raste, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në minutën e 70-të, Igor Jesus goditi traversën pas një goditjeje të menjëhershme nga brenda zonës, ndërsa Ibrahim Sangare dhe Nikola Milenkovic humbën dy raste të tjera të pastra për të ngushtuar rezultatin.
Gjithçka u vulos në minutën e 84-t, kur Reece James reagoi më së miri pas një topi të kthyer në zonë dhe shënoi golin e tretë për Chelsea, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe siguruar tre pikët për skuadrën londineze.
Pas këtij triumfi Chelsea ngjitet në pozitën e katërt në tabelë dhe numëron 14 pikë.